|

BfinAL dhe Hydro CO-VER komunikojnë që, në muajin Prill 2011 është firmosur një akord shumë i rëndësishem për furnizimin e grupeve të prodhimit dhe përbërësve elektromekanik, për projektin hidroelektrik të quajtur LUMA, i cili ndodhet në rrethin e Kukësit.
Ky projekt ka një kapacitet prodhimi të barabartë me 130 GWh/vit, dhe është në gjëndje të përmbushi nevojat e më shumë se 50.000 familjeve, gjithashtu të reduktojë lëshimin e CO2 në atmosferë për më shumë se 54.000 Ton/vit.
Në dy vitet në vijim, gjatë rrjedhës së lumenjve Luma, Orgjost dhe Topojan do të realizohen 5 hidroçentrale, me kapacitet të instaluar rreth 30 MW.
 
Marrëveshja e firmosur, përfaqëson për Hydro CO-VER një angazhim te ri ndërkombëtar, shumë të rëndësishëm në fushën hidroelektrike, dhe gjithashtu shumë strategjik për te konsoliduar praninë e vet në një prej tregjeve me zhvillim më të lartë në të gjithë kontinentin Europian.
BFINAL e HYDRO CO-VER falenderojne EURON Energy Group për besimin e dhënë, duke siguruar të njëjtën cilësi, besueshmëri dhe efikasitet, që e lejojnë të jetë furnitor I impianteve të prodhimit hidroelektrik për bizneset kryesore në Europë.


|